Gashi-Hoxhës: Ti dhe ata që ndajnë mendësinë tënde, e keni firmosur sot ‘vetëvr*sjen’ politike me stilolapsin tuaj të preferuar

Aktuale

Gashi-Hoxhës: Ti dhe ata që ndajnë mendësinë tënde, e keni firmosur sot ‘vetëvr*sjen’ politike me stilolapsin tuaj të preferuar

Nga: A.SH Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 06:54
Eliza Hoxha

Pas sulmit në kanalin Ibër Lepenc, ka pasur reagime të shëmtuara nga disa deputetë opozitarë.

Një nga ta ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. Ajo pas sulmmit në veri kishte shkruar “Të gjitha shpërthimet e Albinit.. Fiju fiju fryn veriu...”.

Ndaj këtij postimi, ka reaguar opinionisti Lirim Gashi, duke thënë se “nuk bëhet fjalë më për budallallëk të thjeshtë dhe të parrezikshëm, por për një akt të pastër vetëshkatërrimi intelektual dhe politik”.

Shkrimi i plotë:

MARRËZIA E RREZIKSHME NË ART, FILOZOFI, LETËRSI, POLITIKË DHE PSIKOLOGJI QUHET ELIZA HOXHA

E nderuara Eliza Hoxha,

Në parim, nuk ka asgjë tragjike kur një budalla abuzon me të drejtën ligjore për t'u bërë një person i dëmshëm dhe i rrezikshëm vetëm për veten e tij.

Në fund të fundit, bota ka vend për të gjithë – madje edhe për ata që e shohin marrëzinë e shëmtuar si një formë arti.

Por, kur arrin në pikën ku të drejtën e garantuar me ligj për të qenë budalla e keqpërdor për ta fajësuar Qeverinë e Kurtit për një sulm terrorist të orkestruar nga Serbia gjenocidale dhe terroriste, ti jo vetëm që ecën mbi tehun e mprehtë të logjikës së ndryshkur, por edhe rrezikon seriozisht interesat e popullit dhe shtetit tënd.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë më për budallallëk të thjeshtë dhe të parrezikshëm, por për një akt të pastër vetëshkatërrimi intelektual dhe politik.

Dhe më lejo ta them troç :

Ti dhe ata që ndajnë mendësinë tënde, e keni firmosur sot vetëvrasjen politike me stilolapsin tuaj të preferuar.

Gjithashtu, si një vëzhgues i thjeshtë i spektaklit të shëmtuar dhe vetëvrasës opozitar, nuk mund të mos e vërej se ti je shembulli perfekt i asaj se çfarë ndodh kur diplomat universitare përdoren si dekor për murin, në vend që të përfaqësojnë dituri të vërtetë.

Në fakt, diplomat e tua, të mbuluara me pluhur absurditeti, vlejnë më pak se një paketë prezervativësh.

Sepse, prezervativët të paktën kanë një qëllim fisnik:

Ata mbrojnë njerëzit nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Ndërsa diplomat e tua... të kanë lënë të pambrojtur ndaj sëmundjes më të rrezikshme: marrëzisë.

Përtej kësaj, ky diskurs më bën të pyes:

Si ka mundësi që një person që pretendon se është i arsimuar, të bëhet avokat i një narrativi që i shërben vetëm armiqve tanë historikë?

A është kjo thjesht mungesë gjykimi, apo ndoshta një talent i lindur për autogola spektakolarë?

Dhe kur bashkatdhetarët e mi të dashur më pyesin në të ardhmen: "Si quhet marrëzia e rrezikshme në politikë dhe psikologji? - unë do ta kem një përgjigje të thjeshtë për ta:

Marrëzia e rrezikshme në letërsi, art, politikë, filozofi dhe psikologji quhet Eliza Hoxha.

Dhe cfarë ndodhi ?

Pasi që e lexoi postimin tim më bllokoi në Facebook zonja Eliza Hoxha.

Pse ?

Sepse nuk arriti të mbrohej nga shpërthimi im intelektual bërthamor as në bunkerin e Enver Hoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat