Pas sulmit në Zubin Potok, Maqedonci: Njësitet e FSK-së në krye të detyrës

Aktuale

Pas sulmit në Zubin Potok, Maqedonci: Njësitet e FSK-së në krye të detyrës

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 07:37
Ushtar i FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për RTK ka theksuar se FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës, për t`i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ministri Maqedonci ka theksuar këto detyra për FSK-në kanë adhur nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile.

Sipas tij, këto detyra FSK i kryen bazuar në misionin që ka dhe për t'i dal në ndihmë Policisë së Kosovës.

Maqedonci ka theksuar se njësitë e FSK-së patrollojnë në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë, kryesisht në pendat e liqejve dhe përgjatë kanalet të Ibër-Lepencit për t'i mbrojtur nga sulmet eventuale.

Ai ka thënë se njësitet patrullojnë natën dhe ditën dhe janë ne krye te detyrës.

Sipas tij, institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm për t'iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve, si dhe sfidave të ambientit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat