Haki Abazi garon me AAK-në për deputet, sot me Ramush Haradinajn dalin në konferencë

Aktuale

Haki Abazi garon me AAK-në për deputet, sot me Ramush Haradinajn dalin në konferencë

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 07:55
Haki Abazi

Sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Të dielën në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit”, thuhet në njoftimin e djeshëm.

Kujotmë, se Abazi herën e parë që u bë deputet ishte me Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat