Publicisti Milaim Nela ka thënë se Kosovës nuk i vlen e as nuk i duhet njohja e Serbisë pa veriun e saj.
Ai thotë se duhet të kemi bashkim të trojeve.
“Çdo teori apo projekt i ndarjes së Kosovës është jo vetëm shkatërrim i saj por hap kutinë e Pandorës për shkëputje edhe të territoreve në Jug të Shqipërisë!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Pa veriun e saj dhe liqenin e Ujmanit (Gazivodës), Kosovës as nuk i duhet e as nuk vlen njohja e pavarësisë nga Serbia!
Çdo teori apo projekt i ndarjes së Kosovës është jo vetëm shkatërrim i saj por hap kutinë e Pandorës për shkëputje edhe të territoreve në Jug të Shqipërisë!
Do të kemi jo bashkim të trojeve shqiptare por në realitet shkërmoqje të tyre!
Shqiptarët duhet ti qëndrojnë larg kësaj aventure tepër të rrezikshme!