Musliu thotë se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së armatimit në veri duhet pyetur se “ku është shteti?”

Aktuale

Musliu thotë se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së armatimit në veri duhet pyetur se “ku është shteti?”

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 12:33
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së aramtimit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se pas këtij sulmi dhe gjetjes së armatimit në veri, duhet pyetur se “ku është shteti”

“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI? Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë. “

“Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë.” – ka thënë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat