Haki Abazi i bashkohet AAK-së, ja deklarata e tij pas zyrtarizimit nga Haradinaj

Aktuale

Haki Abazi i bashkohet AAK-së, ja deklarata e tij pas zyrtarizimit nga Haradinaj

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 12:51
Ramush Haradinaj dhe Haki Abazi

Deputeti i larguar i LVV-së, Haki Abazi ka zyrtarizuar sot anëtarësimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidimin e tij si deputet nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Ai theksoi se ky është një hap i domosdoshëm për forcimin e sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“Të gjithë ne duhet ta bëjmë pjesën tonë të çmuar që Kosova të tejkaloi sfidat dhe të kthehet në familjen e vet euroatlantike,” tha Haradinaj, duke i uruar mirëseardhjen Haki Abazit në AAK dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kolegu Haki Abazi i takon këtyre njerëzve, në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar. Ishte aktiv në çështje dhe procese të rëndësishme për vendin. Përvoja ime e bashkëpunimit me të në parlament ka qenë e mirë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tij, Haki Abazi shprehu falënderime për mikpritjen dhe nënvizoi se integrimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës. Ai theksoi se AAK ka një vizion dhe plan të qartë për arritjen e këtij objektivi.

“Integrimi në NATO është prioriteti mbi prioritetet e Kosovës,” tha Abazi, duke shtuar se kthimi te demokracia është gjithashtu një element kyç për stabilitetin e vendit.

Abazi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përbashkët dhe forcimin e unitetit për të përballuar sfidat që i janë paraqitur Kosovës. 

“Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, përfundoi Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat