Vazhdojnë kontrollet në veri - zbulohen emblema të lidhuara me ushtrinë ruse

Aktuale

Vazhdojnë kontrollet në veri - zbulohen emblema të lidhuara me ushtrinë ruse

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 13:15 Përditësuar në ora: 14:21 më 01.12.2024
Emblemat ruse

Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, zbulohen emblema të lidhuara me ushtrinë ruse

Njësitet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të kryejnë kontrolle në lokacione të ndryshme në Zubin Potok, pas sulmit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nuk ka bastisje por kontrolle.

“Ka kontrolle duke u zhvilluar përreth terrenit ku ka ndodhur sulmi. Aktualisht diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë shkurt Elshani.

Kutojmë se gjatë të shtunës policia kreu basitsje në disa zona në veri, ku u arrestuan tetë persona dhe u gjet arsenal i armëve.

Pas gjetjes së këtij arsenali të armëve janë zbuluar edhe emblema që lidhen me forca dhe njësitë ushtarake ruse.

Media ka siguruar fotografi të këtyre emblemave dhe simboleve që përfshijnë njësitë speciale, forcat ajrore, trupat paqeruajtëse dhe organizata të tjera të lidhura me ushtrinë e Federatës Ruse, duke ngritur shqetësime serioze për praninë dhe ndikimin e mundshëm të grupeve pro-ruse në veri të Kosovës.

Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut, është pëarë njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.

​Vazhdojnë bastisjet policore në rajonin e Zubin Potokut

Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit. 

Pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin, autoritetet e Kosovës i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat