Njësitet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të kryejnë kontrolle në lokacione të ndryshme në Zubin Potok, pas sulmit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nuk ka bastisje por kontrolle.
“Ka kontrolle duke u zhvilluar përreth terrenit ku ka ndodhur sulmi. Aktualisht diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë shkurt Elshani.
Kutojmë se gjatë të shtunës policia kreu basitsje në disa zona në veri, ku u arrestuan tetë persona dhe u gjet arsenal i armëve.
Pas gjetjes së këtij arsenali të armëve janë zbuluar edhe emblema që lidhen me forca dhe njësitë ushtarake ruse.
Media ka siguruar fotografi të këtyre emblemave dhe simboleve që përfshijnë njësitë speciale, forcat ajrore, trupat paqeruajtëse dhe organizata të tjera të lidhura me ushtrinë e Federatës Ruse, duke ngritur shqetësime serioze për praninë dhe ndikimin e mundshëm të grupeve pro-ruse në veri të Kosovës.
Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut, është pëarë njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë.
Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist.