Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, në lidhje me reagimin e këtij të fundit për sulmin e fundit në veri.
Kraki publikoi postimin e Haradinajt, derisa tha se nuk po mund ta besoj se si nuk e ka përmend edhe Serbinë.
“Sqarim logjik nuk kam, por më duket se një hall i madh e ka përfshi Ramushin dhe mikro partinë e tij klienteliste”
Madje, këtë e ndërlidhi me një rast të Vlora Çitakut, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Unë ende s’po mundem me besu që Ramush Haradinaj nuk e ka përmend Serbinë askund në këtë reagim. Sqarim logjik nuk kam, por më duket se një hall i madh e ka përfshi Ramushin dhe mikro partinë e tij klienteliste.
Ma kujtoi Vlora Çitakun e cila ditën e sulmit në Banjskë pati reagu me një postim sa patetik aq edhe debil në të cilin fliste për « kundërshtarët e Kosovës » pa e përmend askund Serbinë.