Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë duke qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ata janë duke u informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës, në lidhje me gjendjen në kanalin e Ibër-Lepencit.
Kujtojmë, se të gjithë e kanë dënuar aktin.
Kurse, Ministri i brendshëm, ka thënë se "ne për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin".