​Ministria e Jashtme italiane dënon ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Aktuale

​Ministria e Jashtme italiane dënon ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 15:04
Kanali Ibër Lepenc

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar fuqishëm aktin terrorist ndaj infrastrukturës jetike në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetin X, thuhet se Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit.

“Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX, autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat