Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar fuqishëm aktin terrorist ndaj infrastrukturës jetike në veri të Kosovës.
Në një postim në rrjetin X, thuhet se Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit.
“Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX, autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në reagim.