Italia dënon sulmin në Zubin Potok: Përshëndesim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i

Aktuale

Italia dënon sulmin në Zubin Potok: Përshëndesim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 17:50
Italia dënon sulmin në Zubin Potok: Përshëndesim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt të dënueshëm ndaj një infrastrukture kritike të Kosovës.

Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit.

Përshëndesim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i për autoritetet dhe qytetarët e Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë,” thuhet në deklaratën e tyre.

Italia ka theksuar mbështetjen e saj për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, duke lavdëruar përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për t’iu përgjigjur situatave të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat