Lekaj nga Parlamenti Evropian: Kosovës t’i hiqen sanksionet, Serbia duhet të ndëshkohet

Aktuale

Lekaj nga Parlamenti Evropian: Kosovës t’i hiqen sanksionet, Serbia duhet të ndëshkohet

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 16:58
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në Parlamentin Evropian, në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim BE – Kosovë, Lekaj ka thënë se këto sanksione janë duke e dëmtuar Kosovën.

Sipas tij, BE-ja sanksione duhet t`i vendos Serbisë.

“Me lejoni ta them një shqetësim tonin që e kemi nga sanksionet e Bashkimit Evropian, që kanë ndikuar dukshëm në këtë drejtim. Prandaj, ju lutem që bashkërisht të angazhoheni dhe me të vërtetë Kosovës t`i hiqen sanksionet sepse nuk e meriton. Nëse dikush meriton sanksione, dihet se kush është me veprimet që i ka bërë kundër dialogut, por edhe në rajon, dhe ajo është Serbia”, ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat