Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Serbi, e cila duhet të zbatohet

Aktuale

Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Serbi, e cila duhet të zbatohet

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 20:07
Olaf Scholz dhe Alleksandar Vuçiq

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shtoi se ka një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe që e njëjta duhet të zbatohet.

Scholz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Alleksandar Vuçiq në Freiberg, ku ata vizituan Administratën e Minierave të provincës gjermane të Saksonisë, theksoi se Berlini mbështet procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe tha se shumë gjëra duhet të merren parasysh në të.

“Ne do të ofrojmë mbështetje me aq sa kemi mundësi, dhe para së gjithash ka të bëjë me reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe të tjera. Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo vlen mbi të gjitha për Serbinë dhe Kosovën. Ne po punojmë për të mbështetur të dyja palët. Ka një marrëveshje që është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet”, deklaroi Scholz, raporton “Kosovo Onllajn”.

Edhe presidenti serb Vuçiq tha se në takim është folur edhe për raportet Kosovë-Serbi, por pa dhënë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat