Qorolli: Inflacioni i lartë si pasojë e mosshfrytëzimit të kapitalit financiar

Aktuale

Qorolli: Inflacioni i lartë si pasojë e mosshfrytëzimit të kapitalit financiar

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 20:35
Adem Qorolli

Ekonomisti Adem Qorolli ka theksuar një problem lidhur me inflacionin në vend, duke e lidhur këtë fenomen me mosshfrytëzimin e kapitalit financiar në ekonomi.

Qorolli theksoi se paratë që shpenzohen për konsumin e qytetarëve, si rritja e pagave, kanë vetëm një efekt të kufizuar në rritjen e ekonomisë, pasi ato vetëm rrisin konsumin, por jo prodhimin.

“Realisht baza kryesore e asaj që e lidh zinxhirin e inflacionit kundrejt është, gjegjësisht ministria e Financave. Si pasojë e mosshfrytëzimit kapitalit financiar. Sepse ne e dimë që gati 68 për qind e buxhetit gjendet ne sektorin bankar, dhe asnjë nuk është më në investime kapitale. Ku ka shkruar paraja e qytetarit?

Ka shkruar në pjesë tjera, në pjesën sociale; rritjen e pagave, ndihmën e fundit. Por ato nuk rritin asgjë. Ato rritin vetëm konsumin. Kush është thelbi i konsumit? Është produkti. Ku e marrim produktin? E marrim jashtë vendit. Shkojmë te dallimi import-eksport. Importi me eksport është 7 me 3. D.m.th. edhe ajo para që është nda te qytetari neve na ka ik jashtë”, ka thënë Qorolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat