Analisti, Viktor Buzhala, ka thënë se shkuarja në pushime, dhe veçanërisht në det, është një luks që nuk mund ta përballojnë shumë qytetarë, madje as në vendet më të zhvilluara.
Buzhala ka theksuar se, përkundër zhvillimit të madh ekonomik të vendeve si Shtetet e Bashkuara, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë amerikane, deri në 60% (shifër kjo, sipas tij, është më e vjetër), nuk mund të përballojë një pushim në det.
“Diku 54 për qind që nuk mund të shkojnë në pushim. Ekonomia amerikane nominalisht është nja 10 herë më e zhvilluar sesa e Kosovës. Dhe 60 për qind (kjo shifër sipas e amerikanë nuk mund të shkojnë në deti se nuk mund ta përballojnë. D.m.th. shkuarja në deti ose në pushime është luks.
Është luks të cilin nuk munden me përballu edhe vendet me të zhvilluar të botës, pjesa e popullatës”, ka thënë Buzhala.