Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se lista zgjedhore e VV-së do të ngërthejë deputetë, ministra dhe figura, të cilët për herë të parë do të kandidojnë për deputetë.
Rexhaj ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po garon e vetme në këto zgjedhje ndryshe nga partitë e tjera opozitare, të cilat sipas tij, janë bashkuar për zgjedhjet e shkurtit.
“Ne jemi vetë. Ata të gjitha janë bashkë. Jemi vetë ata të cilët kandidojmë përbrenda”, ka thënë Rexhaj.
Për më tepër, ai ka thënë se partitë opozitare do të bashkohen edhe me Listën Serbe, ngaqë sipas tij, ato asnjëherë nuk e kanë mohuar faktin dhe mundësinë e krijimit të një qeverie të tillë.
“Ata së bashku me Listën Serbe sepse nuk e kanë mohuar faktin që do të krijojnë një qeveri së bashku me ta dhe anën tjetër VV me partnerët që i ka pasur në koalicion”, ka thënë Rexhaj.