Avokati Tomë Gashi, thotë se disa analistë me porosi të ushqyesve të tyre shumë vjeçarë janë duke bërë gënjeshtra kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se analistët janë kundër kryeministrit më të mirë që ka pasur Kosova, Albin Kurti.
Sipas tij, sa më shumë e shajnë, aq më shumë populli e do Albinin.
Postimi i plotë:
Disa analistë me porosi të ushqyesve të tyre shumë vjeçar, maruan duke u djersitur me gënjeshtra kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
E posaqërisht kundër kryeministrit më të mirë që ka pasur Kosova, Albin Kurti.
Disa nga këta janë ata që kur u zgjodhën kryetarët e komunave në veriun e Kosovës, bënin be se veç një ditë kanë shkuar kryetarët shqiptarë në veri e kurrë më, normal që këta me analiza të tilla veç po e diskretojnë veten edhe ushqyesit e tyre shumëveçar, qofshin individ apo parti politike
Por kur njëri si këta ka dashur të na bind se njëri ka këcyer prej aeroplanit, çka të them më
Sa më shumë disa disa e shajnë Albinin, aq më shumë populli e do Albinin
Hajde përhajr na qoftë qeveria Kurti 3