Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në intervistën e tij për CONTEXT tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është formalitet dhe nuk mund të arrihet shpejt.
Ai theksoi nevojën për reforma, dialog dhe përmbushje të angazhimeve politike.
Hovenier nënvizoi se Kosova duhet të bindë shtetet anëtare përmes përparimit në marrëdhëniet me Serbinë, reformave në sektorin e sigurisë dhe gatishmërisë për t’iu përshtatur standardeve të Aleancës.
“Ne e shohim Kosovën si anëtare të NATO-s në të ardhmen. Ne e mbështesim këtë dhe e mbështesim fuqimisht. Dëshirojmë ta shohim Kosovën duke përparuar. Ka anëtarë të NATO-s që nuk e kanë atë pikëpamje tani. Ne besojmë se mënyra më e mirë për t’u treguar atyre se kjo është rruga e duhur përpara është të adresohen shqetësimet e tyre”, tha Hovenier.