Maqedonci: Në shtator dhe tetor avionët amerikanë kanë sjellë armatim në Kosovë

Aktuale

Maqedonci: Në shtator dhe tetor avionët amerikanë kanë sjellë armatim në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 22:08
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit, shtator, tetor dhe fillimit në nëntorit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ShBA-ja asnjëherë nuk heziton të ketë bashkëpunim me Kosovën për blerje të armatimit.

“Në vazhdimësi nga ShBA-ja kemi marrë armatim dhe jemi duke marrë. Blerja e fundit ka qenë në tetor, para kësaj e kemi pasë një kontingjent që ka ardhur gjatë muajit shtator. Kemi pasë aeroplanë amerikanë të ushtrisë amerikane që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ku janë shkarkuar armë dhe janë ngarkuar në kamionët  e FSK-së. Normalisht që këto nuk janë bërë publike nga ne për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Maqedonci.

“Gjatë shtatorit kemi pasë avionë amerikanë, ndërsa gjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit kemi pranuar armë që janë prezantuar gjatë vizitës së Kurtit, pikërisht brenda FSK-së. Në asnjë rast nuk kemi pasë hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, përkundrazi kam pasë mundësinë të shkojë në vizitë në dhjetor të vitit të kaluar në Washington, ku kam pasë takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ku në këto departamente kemi marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe”.

Maqedonci ka pohuar se tashmë kanë ndryshuar metodat e blerjes së armatimit për Ministrinë e Mbrojtjes, ai ka potencuar se tashmë blerjet e sistemit të armatimit më nuk bëhen me ndërmjetësues, jo siç ishte më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat