“Kush është më i devotshmi?” – Deputetët e VV-së mbështesin lavdet e Konjufcës për Kurtin

Aktuale

“Kush është më i devotshmi?” – Deputetët e VV-së mbështesin lavdet e Konjufcës për Kurtin

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 22:20
Deputetët e VV-së

Në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e quajti kryeministrin Albin Kurti si “më të meritorin, më të përgatiturin dhe më të devotshmin” në radhët e partisë.

Kjo deklaratë u mirëprit nga deputetët e VV-së, të cilët theksuan rolin transformues të Kurtit në Kosovë.

Në Debat Plus, deputeti Mefail Bajqinovci vlerësoi fjalët e Konjufcës, duke thënë se ato pasqyrojnë realitetin.

“Mendoj që zoti Konjufca e ka thënë një të vërtet të pamohueshme për kryeministrin e Kosovës. Që është lideri më i votuari në 25 vitet e fundit. Dhe është njeriu i cili i ka kthyer shpresën Kosovës dhe është njeriu që e ka intergu komplet Republikën e Kosovës. Mund të themi 19 për qind të këtij territori nuk ka qenë i kontrolluar nga institucionet tona. Edhe mund të flasim për reforma dhe gjithçka tjetër në vazhdim. Pra nuk ka thënë asgjë më shumë se që të gjithë i dimë.  Asgjë s’ka qenë e tepruar…”, ka thënë Bajqinovci.

Ndërkohë, deputeti Enver Haliti e mbështeti “stilin unik” të Konjufcës në përzgjedhjen e fjalëve për Kurtin, duke shtuar se kryeministri meriton një mandat të dytë për të përfunduar projektet e nisura.

“Është personi më meritor që meriton të ketë edhe një mandat. Për ti çuar punët që i ka nisur në mandatin e parë. Dhe stili sesi e prezanton Glauku, është stil unik i Glauk. I zgjedh fjalët dhe konsideroj që ato fjalë i përputhen personalitet të Kurtit. Dhe nuk besoj që do të kemi dyshime në ato që ka thënë zoti Konjufca”, ka thënë Haliti.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e vet për kryeministër, e ju me të drejtë pyesni se kush nga ne është më meritori, më i përgatituri, po më i devotshmi kush është. Ne e kemi gjetur kush është, më lejoni që para jush ta prezantoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm, edhe për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, teksa paraqiti nominimin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat