Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është nga të parët që e uroi homologun e tij amerikan për këtë urdhër.
“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova'”.
“Një çmim merituar nga një ambasador i mirë, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Guerot.
Sipas Presidencës së Kosovës,urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.