Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve thirri një takim me qëllim sensibilizimin e çështjes së të drejtave të familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i këtij Këshilli, Ahmet Grajcevci tha se familjarët duan drejtësi, pasi kriminelët sillen ende lirshëm.
E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Andin Hoti u shpreh i indinjuar ndaj faktorit ndërkombëtar derisa kërkoi nga ta që ta kushtëzojnë Serbinë për fatin e të pagjeturve.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.