Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar aderimet e reja të kandidatëve për deputetë në parti të ndryshme politike.
Hajzeraj ka thënë se kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu ka pasur shumë simpatizues dhe se qysh herët i ka shprehur bindjet e tij politike.
“Lumbardhi ka pasë shumë simpatizues. Unë e kam parë një foto se ai qysh atëherë e ka mbajtur këtë këmishën me presidentin Rugova d.m.th. ka pasë një bindje politike qysh atëherë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.
E pyetur se çfarë përfiton dhe përfaqëson Lumbardhi në LDK, Ejupi-Hajzeraj ka thënë se ai përfaqëson vetveten dhe idetë e tij.
“Me siguri ai ka naj ide të veten. E përfaqëson vetveten. Nuk mujmë me i degradu njerëzit publikisht edhe me thonë që nuk përfaqëson kurgjo”, ka thënë ajo.