Teksa vendi ka shkuar në fushatë zgjedhore, partitë politike kanë prezantuar kandidatët e tyre, gjysma e tyre imazhe publike të njohura, por jo nga fusha politike.
Këtë risi, sipas Xhavit Drenorit, ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, e solli Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai në “Politiko” deklaroi se tashmë nuk ka kualitet në përzgjedhje të kandidatëve, vetëm a mund të fitohen vota.
“Kalkulimet në vota nuk janë më si në të kaluaren. Nëse nuk gaboj, LDK-ja ishte ndër të parat që e solli këtë lloj fryme që nuk ka kualitet, veç a ka votë dhe më nuk shikohet. I ndoqëm edhe partitë tjera, me emra të përveçshëm nuk do flas sepse është e padrejtë, por nuk e di çka sjell risi nese dikush thirret në emër të prindit ose të dikujt tjetër”, tha Drinori.
E krejt kjo, sipas tij ka rëndësi mbi peshën që bart deputeti në vete.
“Një deputet ka përgjegjësi sepse do lexon ligje, do të shkoj në komisione e të gjitha ato paguhen me taksa tona”, tha ai.