Pozhari: Opozita me disa aderime partiake sa për sy e faqe

Aktuale

Pozhari: Opozita me disa aderime partiake sa për sy e faqe

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 23:41
Xhevdet Pozhari

Disa aderime partiake në opozitë janë bërë sa për sy e faqe për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Kështu deklaron analisti, Xhevdet Pozhari.

Sipas Pozharit, nëse opozita dëshiron të marrë pushtetin duhet të ketë aderime partiake më cilësore dhe përmbajtjesore.

“Nëse dëshiron me marrë pushtetin aderimit duhet të ishin shumë ma cilësore. Jo, vetëm djali i këtij apo i asaj, apo prindi i atij. Kështu do të dëshmonte opozita që e ka shumë seriozisht këtë proces zgjedhor. Tash vjen puna si një parti kjo Guxo dhe të merr një figurë sido që të jetë e ka një prapavijë, kushdo le ta vlerësojë si të dojë edhe AAK e mori Demhasajn ditë më parë, i cili e ka një ecje publike dhe PDK-ja kishte gazetarin Drin Ejupi. Kemi disa aderime që janë përmbajtjesore mund t’i gjykosh bazuar në të kaluarën e tyre dhe kemi disa aderime që janë sa për sy e faqe”, tha ai.

Pozhari tha se opozita po ia bënë vetës vetë poshtërimin me aderimet e profileve të ndryshme, ku cek edhe atë të Lumbardh Salihut që ishte fitues i Big Brother Vip Kosova e që ka aderuar në LDK.

“Te VV-ja kemi pa figura që nuk kemi pritur shumë tutje prej tyre, te tjetër që ke pas pritshmëri më të mëdha kanë mbetur nën hije. Tashmë për kandidatët e rinj për zgjedhjet e 9 shkurtit thuhet se janë djali ose prindi i këtij. Këta po ia bëjnë poshtërimin më të madh vetë aderimit të tyre. Nuk mundesh sot në këtë vit me thënë që është fëmija i këtij dhe voto ose ka ardhur prej Big Brother-it dhe tani është vlerë… mos… është bërë shumë absurde. Në qoftë se mendojnë kështu me mposhtë këtë qeveri opozita, nuk e di!”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat