Bernard Nikaj nga PDK-ja tha se Bedri Hamza është kandidati për kryeministër më i pakrahasueshëm për ekonominë nga cilido kandidat tjetër.
Ai tha se Hamza është i provuar dhe dëshmuar shumë herë.
“Qëndroj në pikën që ndër kandidatët për kryeministër Hamza është i pakrahasueshmë për ekonominë me cili do kandidatë tjetër, sepse për dallim me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hamza është i provuar, dëshmuar shumë e shumë herë dhe ky është dallimi.
Kryeministër i çfarë do që të jetë është i provuar, dëshmuar. Këtu janë dy çështje të pa krahasueshme të cilën do prepozitave Hamza ka garuar për kryetarë të komunës ka fituar, ka qenë guvernator i bankës qëndrore, ka qenë dy herë ministër i Financave etj. Ka punuar 17 vjet në sektorin privat, përvoja është e prakrahasueshme”, tha Nikaj.