Zeqaj: Jakup Krasniqi është kthyer në PDK përmes djalit të tij, ndërsa Limajn një grup brenda partisë s’e pranuan

Aktuale

Zeqaj: Jakup Krasniqi është kthyer në PDK përmes djalit të tij, ndërsa Limajn një grup brenda partisë s’e pranuan

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 00:05
Florent Zeqaj

Gazetari Florent Zeqaj ka deklaruar se ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është kthyer në Partinë Demokratike të Kosovës përmes djalit të tij, Altinit.

Zeqaj tha se me aderimin e Altinit në PDK, është bërë ndarja e Jakup Krasniqit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt.

Madje, ai tha se posedon informacione që një grup brenda PDK-së nuk e ka pranuar Limajn të jetë pjesë e kësaj partie.

“Realisht Jakup Krasniqi është kthyer në subjektin e vetë politik, përmes djali të tij. Tani, kemi një ndarje të Jakup Krasniqit prej Fatmir Limajt, ky është koka e lajmit nëse dëshirojmë me zbërthye. Dëshira ka qenë edhe e Fatmir Limajt me u kthye, por sipas informacioneve që kam një grup nuk e ka pranuar Fatmir Limajn  për me qenë aty. Një grup shumë i fuqishëm i PKD-së nuk e ka pranuar dhe unë mendoj që mirë ia kanë bërë”, tha ai.

“Politika na ka mësuar që këto subjektet politike që janë ndarë prej trungut gjithmonë kanë pësuar. Të njëjtin rezultat e shoh edhe me listën e Guxos si subjekt politik. Kjo edhe në këto zgjedhje dhe më nuk do të figurojë…”, tha ai.

Për aderimin e Altin Krasniqit në PDK, ka njoftuar kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.

Krasniqi do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat