Një grup ushtarësh shqiptarë, që janë pjesë e KFOR-it, kanë bërë patrullime gjatë ditës së sotme në Komunën e Istogut.
Kështu ka njoftuar KFOR-i në një postim në Facebook.
“Ushtarët shqiptarë nga Batalioni Kinetik të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim të misionit KFOR të NATO-s zhvilluan patrullime të motorizuara në komunën e Istogut”, u tha në njoftim.