Bernard Nikaj nga PDK-ja duke komentuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti tha se të gjithë e dinë se fjalët e tij janë ”ëndrra të Kurtit”.
”Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, që veprojnë në Kosovë, që e njohin qeverisjen, politikën e dinë që ata për të cilat po flet Kurti e dinë që janë ëndrra të Kurtit”, tha ndër tjera Nikaj.
Ai në anën tjetër u shpreh se PDK-ja ka parë një ”disponim të madh nga qytetarët në tubime të ndryshme për kandidatin e PDK-së për kryeministër”.
Bedri Hamza në zgjedhjet e 9 shkurtit si rival do ta ketë kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.
E për Kurtin, Nikaj thotë se “jeton në një univers paralel”.
”Kurti realisht jeton në një univers paralel që nuk e dinë se ku janë qytetarët e Kosovës, nuk i sheh problemet me të cilat po përballen qytetarët”, tha Nikaj ndër tjerash.
Ai tutje ka shtuar se qeveria aktuale ”sillet si një qeveri në opozitë.