PDK: Prokuroria duhet ta hetojë skandalin 20 milionësh, u përfshinë Albin Kurti dhe Përparim Rama

Aktuale

PDK: Prokuroria duhet ta hetojë skandalin 20 milionësh, u përfshinë Albin Kurti dhe Përparim Rama

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 08:15
Albin Kurti dhe Përparim Rama

Leutrim Retkoci, asambleist i PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e ndërrimit të pronave në Badovc. Retkoceri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se kanë mundësuar këtë ndërrim prone, duke e cilësuar si një skandal të madh që ka ndodhur gjatë shkurtit të këtij viti.

‘’Çështja e pazareve e ndërrimit të pronave në Badovc, është çështje të cilën VV e ka mundësuar me kourum që ka qenë propozim i Përparim Ramës, ku LVV e LDK e kanë mundësu kalimin e kësaj prone’’, thotë ai.

Sipas tij, propozimi për këtë ndërrim prone ka ardhur nga Përparim Rama dhe është mbështetur nga VV dhe LDK, ndërsa ai thekson se PDK-ja ka bojkotuar seancën e miratimit të këtij propozimi për shkak të dëmit të mundshëm që do të i shkaktohej komunës, duke humbur 20 hektarë tokë që do t’i jepeshin një personi të afërt me VV-në dhe Përparim Ramën.

‘’Ai ka qenë një skandal, në shkurt të këtij viti, ku ne nuk kemi marr pjesë në seancë dhe arsyeja ishte dëmi i madh ku 20 hektrarë, do iu merrnin komunës dhe i jepen një personi të afërt me VV-në dhe Përparim Ramën dhe tash po dalin skandalet se aty me të vërtetë’’, shton asambleisti i PDK-së.

Retkoceri ka kërkuar që ky proces të hetohet nga prokuroria, duke përmendur se ky mund të jetë një pazar i madh, ku përfshihen figura të larta të Qeverisë dhe të Komunës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe Përparim Ramën. Ai i bën thirrje prokurorisë që të fillojë hetimet për këtë çështje.

‘’Është një pazar shumë i madh për cilin prokuroria duhet me hetu, prej kryeministrit Kurti që përmendet aty, Përparim Ramës dhe gjithë asamblistëve që kanë qëndru aty’’, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat