Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, skandalin me rezervën shtetërore, e ka quajtur projektin më të madh patriotik.
Pavarësisht se dy zyrtarë të MINT ishin arrestuar, ajo tha se Gjykata nuk i ka mbajtur në burg.
“Pas arrestimeve, gjykata e Apelit dhe ajo Supreme ka konstatuar se nuk ka pasur të konsumuar vepër penale për t’u mbajtur në burg.
Të vazhdojnë hetimet ditë e natë, jemi të hapur për të vazhduar çdo hetim. Unë edhe sot e them me përgjegjësi të plotë se është projekti më patriotik e strategjik për popullatën tonë që është siguruar popullara në rast të çrregullimit të tregut e situatave të jashtëzakonshme.
Nuk dyshoj në asnjë zyrtar që është bërë një aferë e një keqpërdorimi dhe këtë e them sot e do ta them çdo ditë. Nuk dyshoj derisa vet unë isha në kohën kur u ble rezerva shtetërore.
Më shumë nuk ndaj, pasi është ligj që cenon të flasë”, tha Hajdari.