“Gjithçka ndodhi si për hajgare”, flet babai i vajzës që u ther me thikë në Pejë nga shoku i klasës

Aktuale

“Gjithçka ndodhi si për hajgare”, flet babai i vajzës që u ther me thikë në Pejë nga shoku i klasës

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Gazetari sot në “Ora 7” ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ndodhi dje në Pejë, ku një vajzë është therur me thikë nga shoku i klasës, në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Daci ka bërë të ditur se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, vajza ka qenë e ulur në bankë, derisa tha se ka kontaktuar edhe me babanë e saj, i cili ka dhënë disa detaje.

“Ne kemi kontaktuar edhe me prindin e vajzës, që ka thënë se e tëra ka ndodhur sipas tij, gjithçka si për hajgare. Në kohën kur ka ndodhur akti, ajo ka qenë e ulur në bankën e saj, ku me të prekur me thikë, e ka parë se po i del gjak dhe i drejtuar drejtoreshës së shkollës e cila menjëherë e ka lajmëruar policinë, ndërsa vajza është dërguar në Emergjencë”.

“Kemi kuptuar se gjendja e vajzës është më e mirë, mirëpo është nën përcjellje dhe kujdes shëndetësor, prindi ka thënë se rastin do t’ia lënë drejtësisë”, u shpreh tutje Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat