Analisti politik, Dardan Islami, ka publikuar një parashikim të tij për rezultatet e zgjedhjeve, që pritet të mbahen me 9 shkurt.
Ai e ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) si partinë kryesore me 30% të mbështetjes së qytetarëve, por diferenca me partitë tjera po ngushtohet ndjeshëm, përcjell Bota sot.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 25%, duke treguar rritje të vazhdueshme, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur në 24%, një performancë që e vendos atë shumë pranë PDK-së.
Islami, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e rendit të katërtën me 16%, duke mbajtur një bazë të qëndrueshme elektorale, ndërsa subjektet e vogla politike, përfshirë Nismën, kanë arritur një rezultat simbolik prej 5%.
“30 VV
25 PDK
24 LDK
16 AAK
5 Lafimja +
Kështu pak a shumë!
#mosutut”, ka shkruar Islami në një postim në Facebook.
Afati për subjektet politike për të paraqitur aplikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare përfundon sot në orën 16:00.
Deri në këtë kohë, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve që do të garojnë për ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës./Botasot