Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu ka njoftuar vetë ai, përmes një postimi në platformën “X”.
“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Lajçaku.
Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit BE-NATO për stabilitetin rajonal.
Ndryshe, takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.