Lajçak: E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Lajçak: E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:32
Foto nga takimi

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka njoftuar vetë ai, përmes një postimi në platformën “X”.

“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Lajçaku.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit BE-NATO për stabilitetin rajonal.

Ndryshe, takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat