​Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani me fjalë të mëdha për ambasadorin

Aktuale

​Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani me fjalë të mëdha për ambasadorin

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 10:24
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, duke e vlerësuar atë si një mbështetës përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të.

Presidentja Osmani, e cila publikoi një video nga ky moment, tha se ambasadori Hovenier për Kosovën ‘ishte më shumë se një Ambasador’.

“Urdhri "Dr.Ibrahim Rugova", për Jeff Hovenier - i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të”, tha Osmani.

Derisa ambasadori Hovenier mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e Osmani, u emocionua gjatë fjalës së tij në ceremoni, “këtë mbrëmje më kanë humbur fjalët’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat