62 vjeçari, Jusuf Durguti, nga Rahoveci, është gjetur i vdekur para dy netësh në një kamion të një kompanie kosovare.
Ai është gjetur në terminalin doganor në Kragujevc të Serbisë.
Më pas, ishin familjarët që konfirmuan rastin e vdekjes së Durgutit.
Të njëjtit pohuan se i ndjeri varroset sot në ora 12:00 në varrezat e qytetit.