20 kg eksploziv për sulmin në Ibër-Lepenc, Hisen Berisha: Amatera, skenar sikurse 24 shtatori

Aktuale

20 kg eksploziv për sulmin në Ibër-Lepenc, Hisen Berisha: Amatera, skenar sikurse 24 shtatori

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:16
Hisen Berisha

Deputeti i i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër – Lepencit është skenar, njëjtë siç ka thënë ai sikurse ai i 24 shtatorit.

Sipas tij, këtë po e bënë Kurti e Vuçiq për të ruajtur pushtetin.

“Skenar është edhe 24 shtatori. Skenar është ai, skenar është ky, i katërshes në tavolinë sepse ka dështua Lajçaku në negocim dhe e ka kthy Kosovën nga marrëveshja për njohjes ku nuk diskutohet më njohja por çështje teknike”, ka thënë Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Berisha para sulmit të 29 nëntorit kishte paralajmëruar se do të ketë një sulm “Banjska 2”.

Ai ka komentuar edhe deklarimet e zyrtarëve të institucional se në sulmin e 29 nëntorit u përdoren 20 kilogram eksploziv.

Berisha i ka quajtur amatera këta zyrtarë duke thënë se me 20 kilogram tritol ish shkatërrua edhe diga e Ibrit.

“Këta janë amatera, a e di çka bën me 20 kg tritol, krejt qendrën në Prishtinë ta bëjë rrafsh, po edhe diga e Ibrit i shkatërrua me 20 kg. Këta janë ka rrejnë për efekt elektoral me kriju film”, tha Berisha.

Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe rastin e qortimit që Glauk Konjufca ua bëri në seancën e fundit deputetëve të Listës Serbe.

Edhe këtë ai e ka quajtur skenar të përgatitur nga LVV-ja dhe Lista Serbe, për siç ka thënë ai fitim votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat