Emine Daci-Zejnullahu i bashkohet AAK-së

Aktuale

Emine Daci-Zejnullahu i bashkohet AAK-së

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 13:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Emine Daci-Zejnullahu është bërë pjesë e subjektit politik që ky e drejton

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Emine Daci-Zejnullahu është bërë pjesë e subjektit politik që ky e drejton.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka uruar asaj mirëseardhje.

“Ekspertiza juaj në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përvoja e pasur në organizatat ndërkombëtare si dhe kontributi juaj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit”.

“Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat