Opinionisti Lirim Gashi ka reaguar ashpër pas një shkrimi të gazetarit Berat Buzhala, i cili ky i fundit ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe e ka quajtur politikan frikacak, por edhe e ka akuzuar për marrëveshje të pa shkruara me Vucciqin dhe Serbinë.
Gashi përmes një komenti në Facebook, ka thënë se “Ka shumë shqiptarë që e kalojnë gjithë jetën e tyre duke e ushtruar profesionin e gazetarit, i cili varet nga shkronjat, fjalët dhe fjalitë si mushkëria nga ajri i pastër, përndryshe shuhet”.
Sipas tij, “ata gazetarë që kurrë nuk arrijnë të shkruajnë dhe të lexojnë saktë dhe pastër, por mrekullisht bëhen të famshëm brenda natës, sepse në afat rekord arrijnë jo vetëm t'i hedhin në erë të gjitha parimet dhe idealet profesionale, morale dhe etike me bomba pordhe, por edhe t'i zëvendësojnë me gënjeshtra, mashtrime, manipulime, tradhti dhe zhvatje".
Tutje, sipas Gashit, disa gazetarë dhe analistë të vetëshpallur për mrekulli arrijnë të bëjnë profesionin e tyre kampion të marrëzisë, shëmtisë, intrigave, zhvatjes dhe ryshfetit.
“Gazetarët dhe analistët tanë të vetëshpallur, të cilët për mrekulli arrijnë ta bëjnë profesionin e tyre kampion të marrëzisë, shëmtisë, intrigave, zhvatjes dhe ryshfetit, janë shumë të lumtur që jetojnë në një demokraci të avancuar, që u lejon atyre t'i shkelin të gjitha vijat e kuqe të sjelljes së përgjegjshme, të ndërgjegjshme, të besueshme dhe dinjitoze, sepse ata në çdo kohë dhe pa u ndëshkuar fare mund ta transformojnë të drejtën elementare të garantuar me ligj për të qenë budallenj të rrezikshëm për veten e tyre, në të drejtë për të qenë budallenj të dëmshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë dhe shtetin e tyre, duke u bërë pjesa më aktive e luftës hibride tè shërbimit sekret serb dhe rus kundër popullit dhe shtetit të tyre dhe zëdhënës të fuqishëm të kolegëve të tyre nga Serbia dhe Rusia”, shkruan Gashi.
Në fund, ai i drejtohet Buzhalës duke thënë se “ti mund të jesh një budalla vetëshkatërrues pa kufi në jetën tënde private, sepse kushtetuta e shtetit tonë jashtëzakonisht demokratik dhe humanitar ta lejon këtë të drejtë elementare. Por sapo të fillosh t'i rrezikosh interesat e shtetit tënd duke e akuzuar qeverinë e tij për një sulm terrorist kundër artieries jetike të popullit, siç është uji i Iber Lepemcit, duke e ditur mirë se një nga format hibride më të sofistikuara të luftës speciale serbe janë pikërisht sulmet terroriste, atëherë ti kthehesh në një tradhtar klasik të popullit dhe shtetit tënd”.
Shkrimi i plotë:
Shkruan Berat Buzhala :
"(Tash e degjova cka paska hanger Albin Kurti kunder mediave)
Albin Kurti eshte poltikani ma frikacak qe e ka pase Kosova qe prej kohes se Rrahman Morines.
Albin Kurti ka marreveshje te pashkruar me Serbine dhe Vucicin, qe kundershtaret e tyne te brendshem me i akuzu, ai si proshqiptar, ky si proserb.
More shkulan, ty nuk tu kena tute kur i more 51 perqind, e po tutmi tash kur po shkon drejt 30 perqindshit.
More shkulan, nuk guxon me shku as ne fshatra te Kosoves pa 10 roje e 10 xhipa, e na dalim ne sheher me dure ne xhepa.
More shkulan, nuk guxove kurre me dale para dy gazetareve me u perballe.
Ti je nje person i lige, qe e drejton nje grup banditesh dhe hajnash."
K O M E N T :
Ka shumë shqiptarë që e kalojnë gjithë jetën e tyre duke e ushtruar profesionin e gazetarit, i cili varet nga shkronjat, fjalët dhe fjalitë si mushkëria nga ajri i pastër, përndryshe shuhet.
Çuditërisht ata kurrë nuk arrijnë të shkruajnë dhe të lexojnë saktë dhe pastër, por mrekullisht bëhen të famshëm brenda natës, sepse në afat rekord arrijnë jo vetëm t'i hedhin në erë të gjitha parimet dhe idealet profesionale, morale dhe etike me bomba pordhe, por edhe t'i zëvendësojnë me gënjeshtra, mashtrime, manipulime, tradhëti dhe zhvatje.
Më i famshmi prej tyre është Berat Buzhala, i cili merr më shumë pëlqime nga lexuesit nën postimit e tija të pavlerë, se sa të gjithë akademikët e popullit të tij së bashku, duke i rënditur dhe masakruar për faqe të zezë shkronjat, fjalët dhe fjalitë e gjuhës shqipe dhe duke iu përshtatur për mrekulli nivelit kulmor të shijes së keqe të lexuesve të tij budallenj, që e shohin atë si gjeniun e tyre nga këndvështrimi i milingonave, të cilave një paketë cigare u duket e madhe sa njerëzve të zgjuar ndërtesa më e lartë në botë.
Si të mos mjaftonte fakti që çdo ditë e helmon kombin tonë me ushqimin e tij vdekjeprurës shpirtëror, ai inkurajohet nga kolegët e tij të vazhdojë kështu në emër të një solidariteti të rrejshëm, hipokrit, cinik, injorant, imoral, të dëmshëm, të rrëzikshèm, tè pandershëm, kriminal, tradhtar, antikombëtar dhe antishtetëror, të stolisur dhe zbukuruar me lule për ta bërë mutin të duket si një çokollatë.
Dikur besoja se shija e mirë nuk mund të korruptohet, sepse njerëzit ose e bartin atë në gjenet që i kanë trashëguar nga prindërit e tyre fisnikë, ose jo.
Sot madje besoj se shija e keqe mund të mbillet dhe përhapet lehtësisht si një virus vdekjeprurës dhe përfundimisht të kthehet në një pandemi që nuk mund të ndalet në përparimin dhe depërtimin e saj në kokat e zbrazura të njerëzve budallenj, si kungujt e Halloëeenit.
Gazetarët dhe analistët tanë të vetëshpallur, të cilët për mrekulli arrijnë ta bëjnë profesionin e tyre kampion të marrëzisë, shëmtisë, intrigave, zhvatjes dhe ryshfetit, janë shumë të lumtur që jetojnë në një demokraci të avancuar, që u lejon atyre t'i shkelin të gjitha vijat e kuqe të sjelljes së përgjegjshme, të ndërgjegjshme, të besueshme dhe dinjitoze, sepse ata në çdo kohë dhe pa u ndëshkuar fare mund ta transformojnë të drejtën elementare të garantuar me ligj për të qenë budallenj të rrezikshëm për veten e tyre, në të drejtë për të qenë budallenj të dëmshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë dhe shtetin e tyre, duke u bërë pjesa më aktive e luftës hibride tè shërbimit sekret serb dhe rus kundër popullit dhe shtetit të tyre dhe zëdhënës të fuqishëm të kolegëve të tyre nga Serbia dhe Rusia.
Në botën e sotme, ku fjalët janë fryma e çdo gazetari – ashtu si ajri i pastër që është jeta e mushkërive – nuk mungojnë ata që, çuditërisht, zgjedhin t’i ndotin këto mushkëri me tym të helmueshëm.
Çdo ditë, me një lloj mjeshtërie të errët, ata hedhin në erë çdo parim profesional, etik dhe moral, duke ngritur mbi rrënojat e tyre tempuj të gënjeshtrës, mashtrimit dhe manipulimit.
Dhe populli, në etjen e tij të pashuar për spektakël primitiv, inhorant dhe senzacionist, u duartroket atyre me brohoritje të mallëngjyshme frenetike, duke harruar se kjo valle groteske ka për fund vetëm një kthim prapa në boshllëk.
Më ironikja është se ndër më të famshmit e këtyre mjeshtërve të shpërdorimit të fjalës, që pa u skuqur fare shkruajnë dhe flasin keq shqip, qëndron një figurë si Berat Buzhala.
Ai, me artin e tij të çuditshëm të vulgjaritetit dhe thjeshtësisë keqkuptuese, ka bërë që të shfaqet si idhulli i masave.
Nën shkrimet e tij grumbullohen turmat e entuziazmit të cekët, si milingonat që e shohin një paketë cigareje si një mal madhështor ku shumëzohen përmes fekondimit të pandalshëm rriçnat vdekjeprurës të Malishevës
Në këtë rrëmujë të gjuhës shqipe, ai rendit fjalë që duket se ecin të çoroditura në një paradë groteske, ndërsa lexuesit e tij brohorasin si turma që ngatërrojnë pluhurin e artë me gurë të zakonshëm.
Çfarë na mëson kjo?
Se në këtë epokë ku shija e keqe është bërë një virus vdekjeprurës, respektivisht një pandemi që depërton në çdo tru të zbrazët, madje edhe fjala e ndershme po kthehet në një fosile të kohëve të kaluara.
Dikur besoja se fisnikëria e shpirtit dhe shija e mirë ishin si diamantet – të pakorruptueshme. Por sot, kam filluar të dyshoj në pavdekësinë e këtyre vlerave. Mbase çdo gjë mund të prishet, të përkulet, të shpërfytyrohet.
Por ky nuk është një fenomen që e ka kapluar vetëm Beratin. Jo, kolegët e tij, në një solidaritet të çuditshëm dhe të pandershëm, i japin zemër këtij dekadenti të papërmbajtur hardall ta vazhdojë ciklin e budallallëkut të pafund deri në amshim.
Në një lojë cinike dhe pa skrupuj, ata e stolisin vulgaritetin dhe pandershmërinë e tij me buketa lulesh të rreme, duke e bërë mutin të duket si një çokollatë e shtrenjtë.
Solidariteti i tyre nuk është tjetër veçse një vallëzim i heshtur mbi varrin e përgjegjshmërisë kombëtare.
Dhe kështu, ata mbajnë lartë flamurin e një "demokracie" të çoroditur, ku liria e fjalës nuk përdoret për t'i ndriçuar mendjet, por për t'i helmuar shpirtrat.
Ata kanë kthyer të drejtën e tyre për të qenë budallenj në një art të rrezikshëm agresioni ndaj shtetit dhe kombit të tyre, duke u bërë vegla të bindura të luftërave hibride të ndërhyrësve të huaj.
Si De Niro në një skenë dramatike, ata performojnë tragjedinë e një kombi të përhumbur në duart e sharlatanëve.
Kjo është gjendja jonë: një pasqyrë ku realiteti reflekton absurditetin, dhe absurditeti ngjan më i vërtetë dhe i vlefshëm se çdo gjë tjetër.
Në këtë terr të thellë, mbetet pyetja: a mundet fjala e ndershme dhe e sinqertë të ngrihet sërish nga rrënojat?
Apo do të shuhet, si një qiri i vogël që lufton kundër një stuhie të pashpirt?
Berat Buzhala, ti mund të jesh një budalla vetëshkatërrues pa kufi në jetën tënde private, sepse kushtetuta e shtetit tonë jashtëzakonisht demokratik dhe humanitar ta lejon këtë të drejtë elementare.
Por sapo të fillosh t'i rrezikosh interesat e shtetit tënd duke e akuzuar qeverinë e tij për një sulm terrorist kundër artieries jetike të popullit, siç është uji i Iber Lepemcit, duke e ditur mirë se një nga format hibride më të sofistikuara të luftës speciale serbe janë pikërisht sulmet terroriste, atëherë ti kthehesh në një tradhtar klasik të popullit dhe shtetit tënd.
Berat, ti Albin Kurtin mund ta shash sa të duash dhe t'ia atribuosh të gjitha epitetet më të shëmtuara në botë, sepse kjo është e drejta jote për ta treguar pafuqinë tënde i trimëruar nga shërbimi sekret serb që të ka premtuar se do të të financojë dhe mbrojë në të gjitha format.
Por posa ta kuptojë i njëjti shërbim sekret që nuk po jep rezultate konkrete në favor të tij, sepse ketë po ta pamundëson Qeveria e Kurtit, ti do të përfundosh në filxhanin e tualetit të tij, ku do ta lëshojë ujin mbi kokë me një shtypje aq të madhe, saqë do të përfundosh si një cop muti në ambisin e lēngut tënd.
Berat Buzhala ne nuk të njohim vetëm dy ditë ose dy vite.
Ne e dimë edhe kur ishe zagari kacavjerrës i Hashim Thaçit, i cili t'i hidhte kockat më të mëdha për t'i lëpirë, pasi të nxori nga pusi ku ishe fshehur gjatë kohës së luftës nga UÇK-ja.
Ne e dimë gjithashtu se kur dhe pse ia ktheve shpinën pronarit tënd.
Ne e dimë se ia ktheve shpinen kur e pe një shans të madh për të fituar shumë më tepër para si një intrigant dhe shpifës i talentuar që e zotëron për mrekulli artin e shantazhit, mashtrimit, manipulimit dhe propagandës për ta maksimizuar përfitimin personal duke e nxitur LDK-në dhe AAK-në kundër Pdk-së dhe anasjelltas gjithmonë sipas sasisë së lekëve që t'i fusnin në xhep.
Ne e dimë edhe kur ishe klysh i Ilir Metes dhe çfarë të motivoi për t'ia shtuar vetes dy këmbë dhe një bisht.
Ne e dimë gjithashtu se kur dhe si e ndihmove Nikola Grueskin të qëndronte në pushtet dhe kur iniciove dhe organizove peticion që shqiptarët e Kosovës të marrin një regjim udhëtimi pa viza nga Bashkimi Evropian me çmimin e kalimit të Çakorrit dhe Zhlebit në pronësi të Malit të Zi.
Ne e dimë se kush je dhe nga cili brum je i krijuar.
Ndaj çdo politikan opozitar të cilin ti e përkrah apo e mbron është skajshmërisht i gjorë.
Sepse do ta përfundojë karrierën politike menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Berat Buzhala, si qytetar i një shteti demokratik, ti ke të drejtën e plotë të shprehësh mendimet dhe qëndrimet e tua, qoftë edhe me tone të ashpra e provokuese. Ky është privilegji dhe thelbi i një shoqërie të lirë. Por, kur këtë të drejtë e shndërron në mjet për t'i dëmtuar interesat e shtetit dhe të popullit tënd, atëherë ti prek kufijtë e një tradhtie që historia e dënon pa mëshirë.
Nëse, për përfitime personale ose për rritjen e ndikimin të forcave armiqësore në politikën e shtetit tënd, ndërmerr sulme propagandistike apo përhap narrativa që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës, atëherë ti e kalon vijën e kuqe të integritetit profesional, etik dhe moral.
Sulmet ndaj një arterie jetike si uji i Ibër Lepencit nuk janë thjesht kritika ndaj një qeverie apo lideri politik. Ato përbëjnë një mjet të luftës hibride, të orkestruar nga forca të huaja armiqësore, që synojnë destabilizimin e vendit tonë.
Albin Kurti apo kushdo qoftë në krye të shtetit është i hapur për kritika, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Por kur këto kritika kalojnë në manipulim të qëllimshëm, duke u bazuar në interesa të errëta të shërbimeve sekrete serbe apo ruse, atëherë ti nuk përfaqëson më zërin e një gazetari të lirë. Përkundrazi, ti bëhesh një instrument në duart e atyre që nuk duan paqe dhe stabilitet në rajon.
Historia na mëson se bashkëpunëtorët e forcave antikombëtare përfundojnë të harruar dhe të përçmuar. Shërbimet sekrete që sot mund të të të mbrojnë apo financojnë nuk kanë ndjenjë besnikërie. Posa të mos kesh më vlerë për ta, do të të hedhin si një relike të pavlerë në deponinë e plehrave të Kralevës.
Ky është fati i të gjithë atyre që i kthejnë shpinën popullit të tyre dhe interesave të vendit të tyre.
Ne të njohim mirë, Berat, dhe e dimë se si e ke ndërtuar rrugëtimin tënd politik dhe gazetaresk, shpesh duke shantazhuar, manipuluar dhe krijuar përçarje. Por të gjitha këto janë një flluskë e brishtë që do të pëlcet nga pesha e së vërtetës dhe drejtësisë. Për çdo politikani apo forcë politike që mbështet manipulime të tilla, populli do t'ia japë verdiktin e vet në zgjedhjet që vijnë. Sepse në fund, është zëri i popullit dhe forca e së vërtetës ajo që triumfon mbi intrigat dhe tradhtinë.