10 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim, afati skadon sot në ora 16:00

Aktuale

10 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim, afati skadon sot në ora 16:00

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme se këtë të mërkurë në ora 16:00 përfundon afati për aplikim të subjekteve politike për për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.

Deri në këtë kohë, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve që do të garojnë për ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Besnik Buzhala ka thënë se prej datës 1 shtator 2024, deri më tani, aplikimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve e kanë përfunduar dhjetë subjekte politike.

Sipas EO-së, Buzhala përmendi edhe subjektet që deri më tani janë certifikuar:

1. Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e nëntë (29) kandidatë;

2. Subjekti politik i regjistruar PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM PAI (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: me gjithsejtë: tridhjetë e pesë (35) kandidatë;

3. Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: trembëdhjetë (13) kandidatë;

4. Iniciativa qytetare GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dhjetë (10) kandidatë;

5. Iniciativa qytetare OPRE ROMA KOSOVA (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;

6. Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsejtë: dymbëdhjetë (12) kandidatë;

7. Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë;

8. Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: nëntë (9) kandidatë;

9. Subjekti politik kandidat i pavarur FATMIR BYQYQI.10. Subjekti politik i regjistruar KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ (datë 11.12.2024) me gjithsejtë: njëzet e pesë (25) kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat