Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar se Kosova është nën ‘‘sanksionet e BE-së tash e 18 muaj, prej qershorit të vitit 2023’’, gjë për të cilën ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar këtë të fundit si të papërgjegjshme.
Ai po ashtu ka deklaruar se me 9 shkurt, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një qeveri që e heq Kosovën prej këtyre sanksioneve.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës po i vuan sanksionet e BE-së tash e 18 muaj, prej qershorit të vitit 2023. Qindra milionë euro të humbura deri tani për projekte që, po të realizoheshin, do ta përmirësonin jetën e qytetarëve të Kosovës. Kështu me gjasë do të jetë deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie të papërgjegjshme të Vetëvendosjes.
Më 9 shkurt 2025 qytetarët kanë mundësi ta zgjedhin Qeverinë që e heq Kosovën prej listës së vendeve të sanksionuara, një njollë në reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë, dhe e kthen Kosovën në rrugën integrimeve euro-atlantike, që kanë ngecur për fajin e kastës aktuale pushtetore.