Ministri i Mbrojtjes së Letonisë nesër në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë nesër në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 16:27
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Sprūds, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ai do të pritet në takim nga Ministri Ejup Maqedonci.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo do të fillojë nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat