Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të mërkurën në çastet e fundit se e ka zgjatur për disa orë afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Afati do të përfundonte më 11 dhjetor në orën 16:00, por u zgjat deri në orën 23:59 të së njëjtës ditë, tha Elezi.
Elezi tha se KQZ-ja e mori këtë vendim gjatë mbledhjes së mbajtur sot, dhe e arsyetoi atë duke thënë se disa subjekte politike kanë pasur vështirësi të aplikojnë online.
“Këtë vendim, KQZ e mori... duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës”, tha Elezi.