Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi një takim lamtumire me kryepeshkopin Teodosije të Kishës Ortodokse Serbe.
Në këtë takim, ata diskutuan rëndësinë e lirisë fetare në Kosovë dhe nevojën e vazhdueshme për të siguruar respekt të plotë për trashëgiminë fetare dhe kulturore të larmishme.
Ambasadori Hovenier vlerësoi bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit të tij, duke theksuar përkushtimin ndaj promovimit të vlerave të përbashkëta për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe tolerante.
”E kam vlerësuar bashkëpunimin tonë”, deklaroi ambasadori, duke ritheksuar mbështetjen për ruajtjen dhe promovimin e lirisë fetare në Kosovë.