Adem Grabovci nuk do të jetë në listën e garës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në listën e aprovuar nga PDK figuron vetëm emri i Valon Grabovcit, nipit të Ademit.
Ish-shefi i grupit parlamentar kishte thënë pak javë më parë se do të jetë kandidat për deputet.
Rrethanat familjare të krijuara kohëve të fundit, sidomos ndarja e hershme e djalit të vëllaut ka ndikuar që Adem Grabovci të mos ketë energjinë e duhur për fushatën elektorale.