Subjektet politike kryesore në vend, me përjashtim të LDK-së, ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni AAK-NISMA- Konservatoërt-E30-Lista Ideal ende nuk kanë dorëzuar listat sipas afatit të paraparë, deri në orën 16:00, afat i cili nga KQZ-ja sot u shty deri në mesnatë.
LDK-ja ka dorëzuar listën në KQZ, ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku në Facebook. KQZ më herët njoftoi se janë dhjetë subjekte politike që kanë dorëzuar listat sipas afateve, por në mesin e tyre nuk janë asnjë nga ato kryesore.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se KQZ-ja ka zgjatur afatin, deri në orën 23:59 të ditës së sotme. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pasi janë larguar mediat.
Afati i aplikimit të subjekteve politike, ka përfunduar sot, por arsyeja pse është zgjatur, sipas njoftimit të Elezit është se “për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformës.