Prokuroria Speciale i çon ftesë Albin Kurtit

Aktuale

Prokuroria Speciale i çon ftesë Albin Kurtit

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 17:52
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat